Ndërlidhjet

Meksikë - Përleshen kartelet rivale, vdesin 8


Ilustrim

Ilustrim

Tetë persona janë vrarë në përleshjet ndërmjet të dy grupeve të krimit të organizuar në shtetin jugor Guerrero të Meksikës, njoftojnë autoritetet.

Zyra e prokurorit të shtetit ka lajmëruar se burra të armatosur nga të dyja grupet janë përleshur në qytetin Coyuca de Benitez, që gjendet rreth 50 kilometra në veri të qytetit Akapullko.

Mediet lokale raportojnë se të vrarët ishin anëtarë të kartelit të drogës Kalorësit Templar dhe grupit tjetër rival Jalisco.

Në anën tjetër, një gjykatës federal ka liruar mbrëmë vonë nga të gjitha akuzat tre gjeneralë dhe dy oficerë të lartë për bashkëpunim me kartelet e drogës, pasi hetimet nuk kishin prodhuar prova të mjaftueshme kundër tyre.

Gjeneralët e ushtrisë, Roberto Dave, Ricardo Escorcia dhe Ruben Perez, ishin akuzuar se punojnë me kartelin Beltran Leyva, një grup i dhunshëm kriminal i cili dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokaine, heroine, dhe marihuanë andej kufirit për në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG