Ndërlidhjet

logo-print

Rusia inkurajon Korenë e Veriut për bisedime


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un (ulur D)

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un (ulur D)

Rusia ka inkurajuar Korenë e Veriut që t’i kthehet tavolinës së negociatave dhe t’i jap fund ngecjeve në bisedimet për programin e saj bërthamor.

Zëvendësministri i jashtëm i Koresë së Veriut Kim Gye-gwan ishte në Moskë të enjten mbrëma për të biseduar me homologun e tij zëvendës-shefin e diplomacisë ruse Igor Morgulov.

Një deklaratë e lëshuar pas takimit, nga ministria e punëve të jashtme e Rusisë thotë se, Morgulov ka nënvizuar “nevojën e përpjekjeve të përbashkëta që kanë për qëllim uljen e tensioneve, dhe krijimin e hapësirës për rihapjen e bisedimeve gjashtëpalëshe”.

Kim raportohet ndërkaq të ketë thënë se “de-nuklearizimi i Gadishullit Korean ishte dëshira e fundit e themeluesit (të Koresë së Veriut) Kim Il-Sung”.

Koreja e Veriut kishte ngritur dyshime në fillim të këtij viti për aktivitetet e shtuara që ndërlidhen me programin e saj bërthamor, dhe pati kërcënuar Korenë e Jugut bashkë me aleatët e saj.

Në kuadër të kërcënimeve ishte edhe lansimi i një rakete bërthamore, që për cak kishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG