Ndërlidhjet

Le Monde: Edhe Franca spiunon qytetarët e vet


Ilustrim

Ilustrim

Një gazetë e përditshme franceze raporton se agjencia shtetërore e intelingjencës është duke përgjuar të gjitha komunikimet elektronike në Francë.

Gazeta prestigjioze “Le Monde” shkruan se të dhënat nga komunikimet janë të arkivuara në shtabin e shërbimit sekret DGSE.

Të dhënat e grumbulluara nga bisedat telefonike dhe komunikimi në internet, sipas kësaj gazete ruhen “për vite të tëra” në një super-kompjuter, prej nga u lejohet qasja shërbimeve tjera sekrete.

Shërbimet franceze të spiunimit analizojnë “metadatat” – ku janë të dhënat që tregojnë se kush bisedoi me kë, kur dhe prej nga. Në këtë çështje, nuk analizohen të dhënat e email-ave dhe formave tjera të komunikimit me internet.

Franca ka qenë shumë kritike pasi u zbulua në publik se Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka stokuar shumë të dhëna private të shtetasve amerikan dhe të huaj.

Madje, presidenti i Francës François Hollande ka kërcënuar të enjten se do të bllokoj negociatat ndërmjet të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për tregtinë e lirë, pas raporteve se NSA ka spiunuar zyrat dhe ambasadat e BE-së.
XS
SM
MD
LG