Ndërlidhjet

Kaliforni - 14 veta lëndohen nga fishekzjarret


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 14 persona janë lënduar si pasojë e mosfunksionimit të duhur të fishekzjarreve që u ndezën për festën e 4 korrikut, në Los Angjelles.

Komandanti i Policisë John Parks that se detonimi ngjau të enjten mbrëma, sipas orës lokale, në një park të komunitetit në Simi Valley.

Ende mbetet e paqartë se sa njerëz saktësisht ishin të mbledhur për të parë këtë spektakël, por Parks tha se zakonisht mijëra njerëz e përcjellin këtë ngjarje.

Kujdestari i brigadës së zjarrfikësve të Qarkut Ventura Jordan Roberts, tha se dhjetëra persona ishin dërguar për në spitalin lokal, pasi ishin lënduar nga fishekzjarret.

Mjekët kujdestar në këtë spital, dhe policia lokale nuk kishin dhënë detaje tjera nga ky incident.

Simi Valley gjendet në pjesën veri-perëndimore të Los Angjelles.
XS
SM
MD
LG