Ndërlidhjet

Moldavi: Gjykata ndalon kastrimin e pedofilëve


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë ka ndaluar përdorimin e metodës së kastrimit kimik, si masë ndëshkuese për pedofilët.

Vendimi i këtij tribunali thotë se kjo procedurë e intervenimit mjekësor ishte kundër vullnetit të personit, andaj edhe paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.

Deputetët e Partisë Liberale të Moldavisë kanë promovuar këtë ligj vitin e kaluar në parlament, i cili parasheh kastrimin e moldavëve dhe të huajve që kryejnë marrëdhënie seksuale me të mitur nën moshën 15 vjeçe.

Liberatës argumentojnë se Moldavia është bërë destinacion i turizmit ndërkombëtar të seksit.

Kastrimi kimik nuk kryhet me operacion, por burrit i injektohet një medikament i cili i dobëson në mënyrë efektive shtytjen e tij seksuale për një kohë të caktuar.

Prej se ligji është miratuar, pesë persona janë denuar me kastrim kimik, por ekzekutimi i dënimit është pezulluar deri në nxjerrjen e vendimit nga kushtetuesja.
XS
SM
MD
LG