Ndërlidhjet

Rusi: Prokurori kërkon 6 vjet burg për Navalny


Rusi - Lideri opozitar rus Alexei Navalny
Rusi - Lideri opozitar rus Alexei Navalny
Prokurori shtetëror i Rusisë ka kërkuar të premtën gjashtë vjet burgim për Aleksei Navalny kritikun më të madh të presidentit

Aktivisti është akuzuar për vjedhjes së 510,000 dollarëve nga një kompani në vitin 2009, derisa ushtronte detyrën e governatorit rajonal.

Navalny ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij duke thënë se ato kanë për qëllim largimin e tij nga skena, pasi shihet si rival potencial i presidentit Vlladimir Putin.

Dënimi i kërkuar nga prokurori Sergei Bogdanov, koincidon edhe me periudhën gjatë të cilës nëse denohet, Navalny do të ishte në burg, në kohën kur do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Rusi më 2018.
XS
SM
MD
LG