Ndërlidhjet

Viza liberalizimi-Thaçi ministrave, mbani ritmin


Prishtinë - Komiteti Drejtues për Liberalizim të Vizave, 05Korrik2013
Prishtinë - Komiteti Drejtues për Liberalizim të Vizave, 05Korrik2013
Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë thirrje sot ministrave të tij që të kryejnë në një afat sa më të shpejt detyra që u dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.

Thirrja e tij u bë sot gjatë takimit të Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave, ku u diskutua progresin në hartimin e pakos së ligjeve nga procesi i liberalizimit te vizave, që rrjedhin nga komentet e Komisionit Evropian për draft ligjet të parapara në udhërrëfyesin, si dhe raportin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kryeministri ndër të tjera potencoi se nuk ka kohë për tu humbur, dhe se plotësimi I kritereve teknike duhet të përmbushen sa më parë.

“Pres nga ju të finalizoni të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe strategjitë e nevojshme, të përmbyllim këtë pako legjislative, derisa njëkohësisht kërkojë nga ju të angazhoni stafin tuaj në zbatimin e shpejtë dhe të pa kompromis të kritereve nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe adresimin e plotë të rekomandimeve të Brukselit” citohet të ketë thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi përgëzoi ministrat dhe stafin e tyre për përkushtimin e dhënë deri më tani.

Ndërsa Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku bëri të ditur se e pakoja legjislative të kalojë në Kuvend gjatë këtij muaji.

“Siç ju kemi informuar më herët qëllimi jonë është që këto ligje ti aprovojmë në të gjitha instancat gjatë muajit Korrik dhe të informojmë Komisionin Europian që e kemi përfunduar pjesën legjislative dhe të kërkojmë nga ata që të fillojnë urgjent monitorimin e zbatimit të të gjitha kritereve për liberalizim të vizave”, tha ajo.

Duke folur për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërrmarrë dhe ritmin e punës që duhet mbajtur, ministrja Çitaku tha se ky intensitet duhet mbajtur patjetër meqë më 2014 priten ndryshime në legjislativin evropian.

“Siç edhe e dini Parlamenti Europian ka zgjedhje vitin e ardhshëm dhe nga mesi i vitit të ardhshëm pritet të zëvendësohen të gjithë Komisionerët e BE-së dhe Euro-parlamentarët kështu që përkushtim i yni maksimal është të përfundojmë të gjitha punët dhe të marrim liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur, brenda këtij mandati të Parlamentit dhe Komisionit Europian”, tha ajo.
XS
SM
MD
LG