Ndërlidhjet

Serbi vret të ëmën dhe dy gratë e axhallarëve


Ilustrim
Ilustrim
Një serb ka vrarë të ëmën dhe dy gra të tjera të familjes në fshatin Visoka, në perëndim të Serbisë, njofton policia.

Sipas autoriteteve pas këtyre krimeve, dorasi ka kryer vetëvrasje.

Disa medie serbe shkruajnë se i dyshuari 55 vjeçar fillimisht ka vrarë të ëmën e tij, dhe më pas ka shkuar në shtëpinë fqinje, dhe ka vrarë dy gratë e axhallarëve.

Policia thotë se tri vrasjet janë kryer me një mjet të fortë.

Drejtori i policisë Millorad Veljoviq, bëri të ditur se fshatarët kanë lajmëruar forcat e rendit për këtë tragjedi, pasi kishin gjetur herët në mëngjes trupat e katër familjarëve.

Fshati Visoka gjendet rreth 150 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG