Ndërlidhjet

Qeveria ri-drafton Ligjin për Amnisti


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ri-draftuar Projektligjin për Amnisti të cilin e ka proceduar menjëherë për në Kuvendin e Kosovës.

Pas dështimit të miratimit të këtij ligji sipas versionit fillestar dhe vërejtjeve të shumta të deputetëve për numrin e madhe të veprave që parashiheshin të falen me të, qeveria kësaj radhe fshiu nga projekti nenin 3, në të cilin parashiheshin amnisti për shumë vepra që nuk ndërlidheshin vetëm me veriun e Kosovës.

Ligji për Amnisti buron nga Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Andaj në funksion të zbatimit të obligimeve të marra për implementimin e marrëveshjes, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë të premtën se i ka takuar subjektet politike që e mbështesin marrëveshjen dhe pret që ligji në formën e re të miratohet se shpejti.
XS
SM
MD
LG