Ndërlidhjet

Zbogar: Presim që palët të pajtohen për amnistinë


Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë e sheh si të rëndësishëm miratimin e projekt-ligjit për amnistinë, i cili nuk kaloi të enjten në Kuvend.

Në një komunikatë për medie, zyra e tij në Prishtinë thotë se Samuel Zbogar e ka ndjekur me interesim të madh debatin parlamentar dhe votimin e Ligjit për Amnisti.

"Bashkimi Evropian e thekson rëndësinë e miratimit të Ligjit për Amnisti në mënyrë që të vazhdohet me implementimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, citon komunikata Zbogar të ketë thënë.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar thotë se i kupton "shqetësimet e shprehura gjatë debatit parlamentar" dhe se i vlerëson ato si një kontribut të rëndësishëm për versionin e përmirësuar të ligjit.

"Ne presim nga të gjitha palët përgjegjëse që të jenë në gjendje të pajtohen për ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të kalohet sa më shpejt një ligj i drejtë dhe transparent i amnistisë", thuhet të ketë thënë Samuel Zbogar
XS
SM
MD
LG