Ndërlidhjet

logo-print

Chapman i propozon martesë Snowdenit


Chapman dhe Snowden

Chapman dhe Snowden

Ish-spiunia ruse, Anna Chapman, i ka propozuar martesë ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Ky i fundit ka nxjerrë detaje për programet e mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara. Ai është arratisur dhe ndodhet në zonën e tranzitit të një aeroporti të Moskës.

Chapman ka bërë propozimin për martesë në llogarinë e saj në Twitter.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se nuk është i sigurt nëse propozimi është serioz.

Chapman është dëbuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2010, në një shkëmbim sipunësh me Rusinë.

Një cicërimë në emrin e Snowdenit ka pranuar propozimin e saj, por nuk është e qartë nëse llogaria në Twitter është vërtet e tij.
XS
SM
MD
LG