Ndërlidhjet

logo-print

OKB kundër hakmarrjes në Egjipt


Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navy Pillay.

Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navy Pillay.

Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navy Pillay, ka shpehur alarm për arrestimet e raportuara të pjesëtarëve kyçë të Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, pas rrëzimit të presidentit islamik, Muhammad Morsi.

Në deklaratën e lëshuar të premten, Pillay ka bërë thirrje “kundër dhunës, arrestimeve arbitrare dhe akteve të paligjshme të hakmarrjes” ndaj Vëllazërisë Myslimane, partisë së Morsit.

Ajo po ashtu ka kërkuar nga të gjitha palët që të respektojnë liritë themelore.

Pillay, megjithatë, ka hezituar të cilësojë përmbysjen e Morsit nga ushtria si grusht-shtet.
XS
SM
MD
LG