Ndërlidhjet

logo-print

Kajro: Tre persona të vrarë në protesta


Kajro

Kajro

Forcat e Egjiptit kanë hapur zjarr ndaj mbështetësve të presidentit të përmbysur, Mohammed Morsi, duke vrarë tre prej tyre.

Protestuesit islamikë kanë bërë përpjekje të marshojnë drejt kazermës ushtarake në Kajro, ku besohet se është duke u mbajtur Morsi.

Ata kërkojnë rikthimin e tij në pallatin presidencial.

Ushtria, e cila ka përmbysur Morsin pas disa ditësh protesta masive kundër tij, ka mohuar se ka shtënë me plumba të vërtetë ndaj turmës.

Megjithatë, korrespondentët e BBC-së në vendngjarje kanë thënë se kanë parë ushtarët duke qëlluar në drejtim të protestuesve.

Rreth dymijë njerëz kanë marshuar drejt kazermës së Gardës Republikane pas lutjeve të së premtes në xhaminë Rabaa al-Adawiya.
XS
SM
MD
LG