Ndërlidhjet

logo-print

Referendumi britanik për BE-në deri në fund të 2017-ës


Ilustrim

Ilustrim

Deputetët e Parlamentit britanik kanë miratuar një ligj, sipas të cilit, referendumi për anëtarësinë e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian do të mbahet deri në fund të vitit 2017.

Ligjvënësit kanë votuar me 304 vota për dhe asnjë kundër.

Analistët thonë se draft-ligji mund ende të refuzohet dhe nuk do të jetë i obligueshëm për qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të 2015-ës, andaj edhe miratimi i sotëm i tekstit është kryesisht simbolik.

Kryeministri britanik, David Cameron, qysh në vitin e kaluar, ka thënë se është gati të thërrasë një referendum mbi marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Evropian, nëse vendi kërcënohet nga humbja e mëtejshme e sovranitetit në Bruksel.
XS
SM
MD
LG