Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Sulm brenda bazës policore


Afganistan

Afganistan

Së paku 12 njerëz kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në pjesën qendrore të Afganistanit.

Zyrtarët thonë se sulmuesi është futur në sallën e ngrënies të një baze policore në Tari Kot të provincës Uruzgan.

Zëdhënësi i provincës, Abdullah Himmat, ka thënë se autoritetet janë duke hetuar se si sulmuesi ka kaluar tre postblloqe të policisë për të arritur brenda sallës.

Pesë njerëz të tjerë janë plagosur nga sulmi.

Himmat ka thënë se në mesin e viktimave ka civilë.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.
XS
SM
MD
LG