Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: 14 vetë u dënuan me burg për trazirat etnike


Pamje e një pjese të Shkupit

Pamje e një pjese të Shkupit

Një gjykatë në Maqedoni i ka dënuar 14 vetë për involvimin e tyre në trazirat etnike, në muajin Mars, nga të cilat së paku 22 vetë ishin plagosur, me burg në kohëzgjatje prej tre muaj e deri në pesë vite.

Megjithatë, kjo gjykatë dje i ka pezulluar vendimet për gjashtë të dënuar, raporton agjencia AP.

Trazirat etnike në muajin Mars të këtij viti shpërthyen në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, pasi qeveria konservatore e kishte nominuar një politikan shqiptar, i cili kishte qenë njëri nga komandantët e ish UÇK-së në Maqedoni, gjatë konfliktit të vitit 2001, për ministër të mbrojtjes.

Pjesëmarrësit e trazirave nga shumica maqedonase ishin të involvuar në përleshje të gjëra me policinë, ndërsa të rinjtë shqiptarë, poashtu, ishin involvuar në kundër-demonstrata të dhunshme, raporton AP.
XS
SM
MD
LG