Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan: Miratohet vendimi për Shenjtërimin e Gjon Palit


Papa Gjon Pali II

Papa Gjon Pali II

Vatikani e ka hapur rrugën që Papa Gjon Pali II të Shenjtërohet nga Kisha Katolike.

Papa Françesk mbrëmë vonë e ka dhënë miratimin e tij formal për mrekullinë e dytë, që i atribuohet Gjon Palit II.

Kjo mrekulli ka të bëjë me një femër nga Kosta-Rika, për të cilën ishte thënë se është shëruar nga një sëmundje e vështirë në tru, duke iu falënderuar Gjon Palit II.

Kjo do të thotë se Papa Gjon Pali II, që ishte i lindur në Poloni dhe për 27 vjet ishte në krye të Kishës Katolike, do të kanonizohet më vonë këtë vit.

Gjon Pali II vdiq në vitin 2005.

Gjërësisht konsiderohet se ai ka luajtur rol në përmbysjen e sundimit komunist në Evropën Lindore.

Papa Françesk, poashtu, e ka miratuar Shenjtërimin për Papën Gjon XXIII, i cili e ka udhëhequr kishën në periudhën 1958 – 1963, megjithqë nuk i është atribuuar mrekullia e dytë.
XS
SM
MD
LG