Ndërlidhjet

Azi: Tërmet në pjesën perëndimore të Indonezisë


Pamje pas një tërmeti në Sumatra të Indonezisë

Pamje pas një tërmeti në Sumatra të Indonezisë

Një tërmet me intensitet 6.4 shkallë e ka goditur Indonezinë, vetëm disa ditë pas një dridhjeje nga e cila humbën jetën dhjetëra vetë.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se tërmeti e ka goditur ishullin Sumatra, në pjesën perëndimore të Indonezisë.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme ose viktima eventuale.

Indonezia ende po bënë përpjekje për ripërtritje nga tërmeti i së Martës me intensitet 6.1 shkallë, në provincën Aceh, nga i cili humbën jetën së paku 30 njerëz dhe afro 300 të tjerë u lënduan.

Indonezia shpeshherë goditet nga tërmetet.

Në vitin 2004, nga dridhja e fuqishme me intensitet 9.1 shkallë në Aceh, është shkaktuar një cunami, nga i cili janë vrarë afro 230 mijë njerëz në 14 vende.
XS
SM
MD
LG