Ndërlidhjet

Britani: Dëbohet kleriku radikal islamik Abu Qatada


Abu Qatada

Gazetat britanike raportojnë se kleriku radikal islamik, Abu Qatada, do të dëbohet nga Britania për në Jordani.

Gaztea “Times” raportoi në numrin e sotëm se Qatada do të largohet nesër, duke e përfunduar një proces, që zgjati tetë vjet të përpjekjeve të qeverisë, për ta dërguar atë në vendin e tij për tu paraqitur në gjykatë.

Qatada në Jordani është i kërkuar për akuza për terrorizëm dhe do të largohet nga Britania me një aeroplan special ushtarak.

Gazeta “Telegraph” shkruan se vëzhguesit nga organizatat për të drejtat e njeriut në Jordani do ta shoqërojnë atë.

Zyrtarët britanikë ende nuk i kanë komentuar raportet.

Qatada, që disa herë ishte i burgosur dhe ishte liruar, prej vitit 2001, njëherë ishte përshkruar nga një gjyqtar spanjoll si “dora e djathtë e Osama bin Ladenit në Evropë”.

Burgosja e tij e fundit ishte bërë në muajin Mars të këtij viti.
XS
SM
MD
LG