Ndërlidhjet

Nigeri: Nga sulmi në shkollë – 28 të vrarë


Harta e Afrikës

Harta e Afrikës

Policia në Nigeri thotë se së paku 28 vetë janë vrarë nga një sulm i personave të armatosur në një shkollë në pjesën verilindore të këtij vendi.

Në këtë sulm, që ndodhi sot herët në mëngjes, në shënjestër ishte një shkollë e qeverisë në fshatin Potiskum të shtetit Yobe.

Ata që i shpëtuan sulmit ishin pranuar në spital dhe trajtoheshin nga plagët e plumbave dhe djegiet.

Zyrtarët thonë se forcat e sigurisë janë dërguar në këtë hapësirë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Por, raportohet se për incdente të këtilla në të kaluarën janë fajësuar ekstremistët islamikë në rajon.

Një numër i shkollave janë shkatërruar dhe shumë nxënës janë vrarë nga ekstremistët prej vitit 2010.

Nigeria, e ndarë në pjesën veriore me shumicë myslimane të popullatës dhe pjesën jugore, që dominohet nga popullata e krishterë, gjatë viteve të fundit është përfshirë nga një valë e dhunës sektare.
XS
SM
MD
LG