Ndërlidhjet

Hoxhaj: Partneriteti me Ajovën – zhvillim për Kosovën


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se do të thellohet bashkëpunimi me shtetet e Shteteve të Bashkuara.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me një delegacion të shtetit Ajova, i cili kryesohej nga Tom Rial, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

“Pas partneritetit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovas, këto ditë ne do të thellojmë bashkëpunimin me shtetet e tjera në SHBA”, tha Hoxhaj dhe shtoi se “ky bashkëpunim do të ndihmoj në zhvillimin jo vetë të sektorit të sigurisë, por edhe të arsimit, agrikulturës etj”.

Kryesuesi i degacionit nga Ajova, Tom Rial, është shprehur për bashkëpunimin e Kosovës me shtetin Ajova, në fushën e sigurisë dhe në fusha të tjera.

Zoti Hoxhaj ka theksuar se ky bashkëpunim dëshmon se Shtetet e Bashkuara do të mbesin përgjithmonë partner strategjik i Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG