Ndërlidhjet

logo-print
Organizatat joqeveritare, duke kometuar sfidat që bllokojnë procesin e integrimit, kanë ndezur alarmin se Maqedonia është vendi që më së paku arrin të shfrytëzojë fondet evropiane, krahasuar me vendet e tjera te rajonit.

Përfaqsuesit e sektorit civil të profiluzuara në aspektin e integrimeve evropiane thonë se kjo komponetë duhet shikuar me një seriozitet të theksuar nga organet shtetërore.

Ndërkohë, javën e ardhshme, për herë të parë nga viti 2007 kur Madonisë i ndahen mjete për shfrytëzim nga IPA fondet, do të mbahet një debat mbikqyrës për të detektuar problemet që ulin kapacitetin e shfrytëzimt të këtyre mjeteve.

Biljana Stojanovska nga Instituti i Politikave Evropiane bën të ditur se problemi qëndron në kapacitetet e administratës dhe mos koordinimit të institucioneve shtetërore mes vete.

Arsyet për këtë shkallë të ulët, sa i përket shfrytzimit të IPA fondeve, veçanërisht në tre nga pesë komponetat e caktuara për Maqedoninë janë të shumta. Por unë do të fokusoja kapacitetin e ulët të administratës dhe mos pasjen e një strategjie kombëtare lidhur me këtë çështje”, thekson Stojanovska.

Njohësit e kësaj çështjeje janë të mendimit se mundësia e fundit pë Maqedoninë mbetet bashkëpunimi rajonal.

Ministri i Pushtetit Lokal Tahir Hani thotë se dikasteri që drejton ai është fokusuar në shfrytzimin e mjeteve IPA sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, duke nënvizuar se Maqedonia prin në këtë drejtim duke inicuar projekte të caktuara.

Për momentin kemi realizimin e një projekti të mbështeur nga IPA fondet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por deri në fund të muajit korrik do të kemi edhe shpalljen thirjes mes Maqedonisë dhe Kosovës me ç’rast të gjitha subjektet relevante të kytyre vendeve do të mund të aplikojnë në shfrytëzimin e këtyre mjeteve të cilat janë dedikuar për bashkëpunim kufitar për vendet që synojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane”, thekson Hani.

Ai më pas sqaron se këto programe që kanë akses të drejtëpërdrejt me dikasterin që është përgjegjës, kanë për qëllimim avancimin e rajoneve kufitare dhe përgatitjen e tyre për t’u përgjigjur kërkesave të qytetarëve konform standardeve evropiane.

Gjersa Bojan Mariciq nga qendra për arsimim evropian, vlerëson se niveli i ulët i shfrytzimit të fondeve evropaine ka të bëjë me faktin se institucionet shtetërore nuk kanë bërë një analizë të thuktë ku qëndron problemi që Maqedonia, edhe pse ishte nga vendet e para që nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit nuk arrin të ketë qasje të mjaftueshme në paratë evropiane që ndihmojnë përforcimin e kapaciteteve institucionale.

Pos një raporti jo të pjesshëm nga ana e Qeversisë që nuk përfshin pjesën më të madhe të të dhënave, dhe prezantimit të një analize, të një organizate joqeveritare në Parlamentin e Maqedonisë, ne nuk kemi asgjë konkrete në këtë drejtim, kjo është e gjithë pasqyra sa i përket asaj ku kanë shkuar paratë nga IPA fondet. Do të thotë nuk merret me seriozitet programimi i IPA fondeve”, shprehet Mariciq.

Ndryshe, Maqedonia nga gjithsej 622 milionë euro të parapara për shfrytëzim që nga viti 2007 ka arritur të absorbojë më pak se një të tretën e tyre, bëjnë të ditur organizat joqeveritare.

Një nga sugjerimet që është apostrofuar pas analizës së bërë nga Instituti për Politika Evropiane është se fondet evropiane me një strategji të mund të përdoren si burim për krijimin e masave të caktuara të cilat mund të kontribuonin në uljen e shkallës së papunësisë në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG