Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Ka filluar festivali i demave në Pamplona


Pamje nga vrapimi i demave në Pamplona të Spanjës

Pamje nga vrapimi i demave në Pamplona të Spanjës

Në qytetin verior të Spanjës, Pamplona, ka filluar festivali tradicional vjetor i vrapimit të demave.

Në hapje të festivalit ishin të pranishëm mijëra spanjollë dhe turistë me fanela të bardha dhe shalle të kuqe në qafë, duke e lagur njëri-tjetrin me verë.

Nesër në mëngjes, një numër i caktuar i demave luftarakë do të lejohen të lëvizin në rrugët e mbushura me njerëz në qendrën e pjesës së vjetër të qytetit dhe do të nxiten të hyjnë në një rreth të demave.

Qindra njerëz që vrapojnë së bashku me dema lëndohen çdo vit, ndërsa prej vitit 1924, janë shënuar 15 vdekje.

Vrapimi i demave është bërë i famshëm nga romani i shkrimtarit Ernest Hemingway, “The Sun Also Rises” i vitit 1926.
XS
SM
MD
LG