Ndërlidhjet

Siri: Avancim i forcave qeveritare në Homs


Pamje nga një bombardim në Homs

Pamje nga një bombardim në Homs

Raportet e mediave thonë se trupat lojale ndaj presidentit, Bashar al-Assad, kanë avancuar në terren kundër kryengritësve në qytetin qendror sirian, Homs.

Aktivistët brenda qytetit kanë thënë sot se ushtria e ka marrë kontrollin ndaj disa ndërtesave në afërsi të rajoneve, që mbaheshin nga kryengritësit, derisa vazhdon sulmi njëjavor me bombardime.

Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dështoi të arrijë marrëveshje, me të cilën qeverisë së Sirisë i bëhej thirrje për të lejuar qasje të menjëhershme ndërkombëtare te civilët në qytetin e bllokuar të Homsit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se prej 2500 e deri në 4 mijë civilë mund të jenë të bllokuar atje.

Diplomatët thanë se Rusia, që është aleat i regjimit të presidentit Bashar al-Assad në Siri, dhe shtetet perëndimore, që e mbështesin opozitën, nuk kanë mundur të arrijnë pajtueshmëri për deklaratën e Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG