Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nga përplasja e aeroplanit – dy të vdekur


Zjarrfikësit në afërsi të pjesës së mbetur të aeroplanit pas përplasjes dhe zjarrit në aeroportin në San Francisko

Zjarrfikësit në afërsi të pjesës së mbetur të aeroplanit pas përplasjes dhe zjarrit në aeroportin në San Francisko

Së paku dy vetë kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë janë lënduar, nga përplasja e aeroplanit të udhëtarëve Boing 777, në pistën e aeroportit të San Franciskos në Shtetet e Bashkuara.

Ky aeroplan dje ateroi me përplasje në pistë me ç’rast atë e përfshiu zjarri.

Aeroplani i kompanisë Asiana Airlines nga Koreja Jugore, që kishte fluturuar nga Seuli, i kishte 291 udhëtarë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit. Shumica e udhëtarëve ishin jugkoreanë, kinezë dhe amerikanë.

Një numër i udhëtarëve ia doli të largohej nga mbetjet e aeroplanit, por zyrtarët thanë se afro 50 njerëz ishin dërguar në spital në gjendje serioze shëndetësore, ndërsa disa të tjerë kishin lëndime më të lehta.

Raportohet se dy të vdekurit ishin kinezë.

Shkaku ipërplasjes nuk dihet dhe po zhvillohen hetime.

Agjencia FBI tha se nuk ka shenja se ky ishte sulm terrorist.
XS
SM
MD
LG