Ndërlidhjet

Çeki: Arrestime të radikalëve në demonstratën kundër romëve


Pamje nga arrestimet e mëparshme të radikalëve djathtistë në Çeki
Pamje nga arrestimet e mëparshme të radikalëve djathtistë në Çeki
Gjatë përleshjeve me policinë mbrëmë janë arrestuar afro 100 nacionalistë radikalë, të cilët janë përpjekur për të depërtuar në lagjen ku kryesisht banojnë romët, në qytetin Çeshke Bugjejovice.

Nga përleshjet ka pasur edhe të plagosur, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore në spital.

“Në spital janë trajtuar tetë vetë: gjashtë demonstrantë dhe dy policë”, thanë përfaqësues të spitalit në këtë qytet në pjesën jugore të Çekisë.

Agjencia çeke e lajmeve ÇTK ka raportuar, duke u mbështetur në deklarata të zyrtarëve policorë, se “policia ka konfiskuar nga demonstrantët armë dhe gjëra të tjera të rrezikshme, shifra metalike, shkopinj të bejzbollit dhe armatim të gazit”.

Kjo ishte protesta e dytë e dhunshme e ekstremistëve çekë kundër romëve në këtë qytet brenda disa ditëve.

Pak para mbrëmjes ditën e Shtunë, në qendër të qytetit Çeshke Bugjejovice, ishin tubuar afro 400 vetë, ndërsa nacionalistëve radikalë lokalë, u ishin bashkangjitur edhe aktivistët e së djathtës ekstreme nga pjesët e tjera të Çekisë.

Demonstrantët kanë brohoritur edhe parulla “Çekia – çekëve”.
XS
SM
MD
LG