Ndërlidhjet

Egjipt: Presidenca - ElBaradei nuk është nominuar zyrtarisht


Mbështetësit e presidentit të përmbysur të Egjiptit Mohamed Morsi falen para selisë së Gardës Revolucionare në Kajro
Mbështetësit e presidentit të përmbysur të Egjiptit Mohamed Morsi falen para selisë së Gardës Revolucionare në Kajro
Një zëdhënës i presidencës së Egjiptit thotë se Mohamed ElBaradei nuk është nominuar zyrtarisht për kryeministër të ri të këtij vendi.

Kjo deklaratë është në kundërshtim me raportet e mëhershme, që thonin se ish-shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Atomike, ElBaradei, është emëruar kryeministër.

Një zëdhënës tha se presidenti i ri i përkohshëm i emëruar nga ushtria, Adly Mansour, është takuar dje me ElBaradeijn, por ende nuk është bërë nominimi zyrtar.

Megjithatë, zëdhënësi Ahmed Mosallamani theksoi se fituesi i dikurshëm i Çmimit Nobel për Paqe është “zgjedhje logjike” për kryeministër.

Partia Nour, që është lëvizja e dytë më e madhe islamike në Egjipt, tha se e ka kundërshtuar ElBaradein dhe se është kërcënuar me tërheqje të mbështetjes ndaj përmbysjes së presidentit Mohamed Morsi nga ushtria, që u bë ditën e Mërkurë.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara “nuk janë në linjë” me asnjë parti ose grup politik në Egjipt, pas përmbysjes së Mohamed Morsit.
XS
SM
MD
LG