Ndërlidhjet

Kanada: Nga përplasja dhe ekslodimi i trenit – një i vrarë


Tymi e flaka të shkaktuara nga treni në Lac-Megantic në Kanada
Tymi e flaka të shkaktuara nga treni në Lac-Megantic në Kanada
Në Kanada ka shqetësime se mund të ketë më tepër viktima në njerëz pasi një tren transportues me naftë doli nga binarët dhe eksplodoi, duke shkatërruar ndërtesa në qendër të Kuebekut.

Shkaktërrimi ndodhi dje në mëngjes, kur treni, që i barte më tepër se 70 automobila, doli nga binarët në qytetin Lac-Megantic, me ç’rast u shkaktuan eksplodime.

Flaka e zjarrit ishte parë deri mbrëmë.

Policia ka konfirmuar se së paku një person ka vdekur, por ka shqetësime se mund të ketë më tepër viktima.

Zyrtarët thanë se treni ishte i parkuar lartë në një mal dhe makinisti i kishte aktivizuar frenat.

Por, nuk është e qartë se si treni kishte filluar të lëvizë kah qyteti.
XS
SM
MD
LG