Ndërlidhjet

Mustafa: LDK po përgatitet për fitore në zgjedhje


Isa Mustafa gjatë fjalimit të tij në Korishë të Prizrenit
Isa Mustafa gjatë fjalimit të tij në Korishë të Prizrenit
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u përgatitur për fitore në zgjedhjet lokale më 3 Nëntor dhe për ato të përgjithshme vitin e ardhshëm, tha mbrëmë në Korishë të Prizrenit, lideri i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Isa Mustafa.

“Çdo herë kur LDK-ja e ka përcaktuar një objektiv, e ka arritur atë”, tha Isa Mustafa dhe shtoi se “presidenti Rugova e ka përcaktuar një objektiv: liri, pavarësi, demokraci, dhe e ka realizuar”, njoftoi LDK-ja nëpërmjet një kumtese për media.

Zoti Mustafa theksoi se LDK-ja do të fitoj në mënyrë që qytetarit t’ia rikthejë qeverisjen e mirë, të ndershme dhe profesionale në Kosovë, e cila sot i mungon Kosovës për shkak të papërgjegjësisë totale të qeverisë aktuale të Kosovës, të “mbytur në vorbullat e aferave dhe të skandaleve korruptive, që e kanë përfshirë atë”.
XS
SM
MD
LG