Ndërlidhjet

SHBA: Nga përplasja e aeroplanit - dy të vrarë


San Francisko
San Francisko
Së paku dy persona kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë janë lënduar nga përplasja e aeroplanit të udhëtarëve Boing 777, në pistën e aeroportit ndërkombëtar të San Franciskos në Shtetet e Bashkuara.

Ky aeroplan të shtunën u përplas në pistë, me ç’rast u përfshi edhe nga zjarri.

Aeroplani i kompanisë Asiana Airlines nga Koreja Jugore, që kishte fluturuar nga Seuli, kishte 291 udhëtarë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit.

Edwin Lee, prefekt i San Franciskos, tha të shutnën në një konferencë për shtyp se në aeroplan gjendeshin 77 jugkoreanë, 141 shtetas kinezë, 61 amerikanë dhe udhëtarë me shtetësi të vendeve të tjera.

Një numër i udhëtarëve ia doli të largohej nga mbetjet e aeroplanit, por zyrtarët thanë se afro 50 njerëz ishin dërguar në spital në gjendje serioze shëndetësore, ndërsa disa të tjerë kishin lëndime më të lehta.

Zoti Lee tha se dy të vdekurit ishin kinezë, por disa janë në gjendje serioze shëndetësore.

“Dua të them në këtë moment se me ndihmën e shumë njerëzve ne i numëruam të 307 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit. Secili është numëruar. Dy persona kanë vdekur ndërsa një numër i udhëtarëve është ende në gjendje serioze shëndetësore”, tha Edwin Lee.

San Francisko
San Francisko
Nga përplasja gjatë aterimit, pjesa më e madhe e trupit të aeroplanit ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa pjesa e prapme ishte thyer.

Konsultanti i industrisë së aeroplanëve, Robert Herbst, i tha rrjetit Bay Area News Group se aeroplani kishte fluturuar ulët, pjesa e prapme e tij e goditi murin e detit dhe aeroplani u përplas para se të arrinte në pistë.

Agjencia FBI tha se nuk ka shenja se ky ishte sulm terrorist.

Bordi Kombëptar i Sigurisë së Transportit ka filluar hetimet lidhur me shkaqet e përplasjes.

Yoon Young-doo, shef i kompanisë Asiana Airlines, që është e dyta për nga madhësia në Korenë Jugore, gjatë një konference për shtyp në Seul, tha se e përjashton mundësinë që aeroplani të jetë përplasur për shkak të dështimit mekanik.

“Ne e kemi blerë këtë aeroplan në mars të vitit 2006. I ka motorët PW4090. Tash për tash, ne jemi të vetëdijshëm se nuk ka pasur probleme të shkaktuara nga aeroplani Boing 777-200 ose nga motorët e tij”, tha Yoon Young-doo.

Ai ka kërkuar falje për përplasjen e aeroplanit, që ka shkatuar, pos tjerash, ndaljen prej disa orësh të trafikut ajror në aeroport.

Fluturimet ishin ridrejtuar në aeroportet e afërta. (f.bujupi)
XS
SM
MD
LG