Ndërlidhjet

Francë: Me kërkesë të Rusisë u arrestua ish-politikani


Policia e Francës e ka arrestuar ish-ministrin e financave për rajonin e Moskës, Alexei Kuznetsov, në kuadër të hetimeve për vjedhje.

Ministria e brendshme e Rusisë ka njoftuar se Kuznetsov është arrestuar në Francë, me kërkesë të Rusisë.

Ai është i kërkuar lidhur me dyshime për vjedhje, pastrim parash dhe involvim në përvetësim të më se 100 milionë dollarëve amerikanë.

Pritet që Rusia së shpejti do ta plotësoj kërkesën për ekstradim.

Raportohet se Kuznetsov është arrestuar në Tulon, në pjesën jugore të Francës.

Thuhet se ai në vitin 2008 ishte larguar nga Rusia, ndërsa në listën e personave të kërkuar nga Interpoli ishte përfshirë në muajin Nëntor të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG