Ndërlidhjet

logo-print

Kolumbia: Trafikanti i drogës ekstradohet në Itali


Pamje e kryeqytetit Bogota në Kolmbia

Pamje e kryeqytetit Bogota në Kolmbia

Personi i akuzuar se është trafikanti më i madh i kokainës në botë është arrestuar në Kolumbia dhe është ekstraduar në Itali.

Ministria e mbrojtjes e Kolumbias tha se Roberto Pannunzi, i cili ishte në ikje prej vitit 2010, është zënë në një qendër tregtare në Bogota me dokument të falsifikuar të identitetit.

Kjo ministri ka njoftuar se Administrata për drogë e Shteteve të Bashkuara ka punuar me autoritetet e Kolumbias për arrestimin e trafikantit Pannunzi.

Ky person është i lidhur me mafian në Kalabri në pjesën jugore të Italisë dhe akuzohet se ka lidhje të afërta me grupet e drogës në Kolumbia dhe Meksikë.

Prokurorët italianë thonë se ai ka organizuar transportin e mijëra kilogramëve të kokainës nga Amerika Jugore në Evropë, kështu që Pannunzi ishte shndërruar në importuesin më të madh të drogës në botë.
XS
SM
MD
LG