Ndërlidhjet

Formula 1: Vettel fitoi në garën në Gjermani


Sebastian Vettel

Sebastian Vettel

Automobilisti gjerman (Red Bull), Sebastian Vettel, ka fituar sot në garën e Formulës 1, që u mbajt në shtegun Nurburgring në Gjermani.

Kjo është fitorja e parë e tij në shtegun vendës në Gjermani, ndërsa e katërta në sezon dhe e 30-ta në karrierën e tij.

Ai doli fitues duke arritur kohën 1orë, 41 minuta dhe 14,711 sekonda.

Vendin e dytë e zuri automobilisti finlandez i ekipit Lotus, Kimi Raikkonen, ndërsa në vendin e tretë u plasua francezi Romain Grasjean, poashtu pjesëtar i ekipit Lotus.

Garën e përfunduan vetëm 19 automobilistë.

Sebastian Vettel aktualisht avancon në radhitjen e përgjithshme të Formulës 1, me 132 pikë, pastaj klasifikohet Fernando Alonso i Spanjës me 111, Kimi Raikkonen i Finlandës, është i treti me 98, Lewis Hamilton nga Britania, gjendet në vendin e katërt me 89 pikë, e kështu me radhë.

Në tabelën e konstruktorëve avancon Red Bull me 219 pikë, para Mercedesit me 171, Ferrarit me 168, e të tjerë.

Gara e ardhshme mbahet më 28 Korik në Hungari.
XS
SM
MD
LG