Ndërlidhjet

Egjipt: Thirrje për protesta të reja


Presidenti i përkohshëm Adly Mansour (djathtas) në takimin me Mohamed ElBaradein
Presidenti i përkohshëm Adly Mansour (djathtas) në takimin me Mohamed ElBaradein
Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të përmbysur të Egjiptit, Muhammad Morsi, po bëjnë thirrje për demonstrata më të mëdha.

Mbështetësit e Morsit në lëvizjen Vëllazëria Myslimane dhe grupet e tjera islamike, po tubohen gjatë ditës në lagjen lindore Nasr City të kryeqytetit Kajro, para marshimit të planifikuar në selinë e Gardës Republikane, ku të premten u vranë disa dekonstrues islamikë.

Nga ana tjetër, lëvizja Tamarod, që e udhëhoqi fushatën për përmbysjen e Morsit, ka bërë thirrje për marshim në Sheshin Tahrir në Kajro.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur presidenca e re e Egjiptit thotë se Mohamed ElBaradei, njëri nga liderët opozitarë në këtë vend, nuk është nominuar zyrtarisht për kryeministër.

Kjo deklaratë është në kundërshtim me raportet e mëhershme, që thonin se ish-shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Atomike, ElBaradei, është emëruar kryeministër.

Një zëdhënës tha se presidenti i ri i përkohshëm i emëruar nga ushtria, Adly Mansour, është takuar dje me ElBaradeijn, por ende nuk është bërë nominimi zyrtar.
XS
SM
MD
LG