Ndërlidhjet

Gruaja e Kerryt në gjendje kritike


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Gruaja e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, është shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se Teresa Heinz Kerry, 74 vjeçe, është transferuar në një spital të Bostonit të dielën. Mësohet se John Kerry ndodhet me të.

Detaje për natyrën e sëmundjes së Heinz Kerryt nuk janë bërë publike.

Gjendja e saj është përshkruar si kritike, porse “mjekët kanë arritur ta stabilizojnë”.

Heinz Kerry është martuar me John Kerryn në vitin 1995 dhe është e njohur për punën e saj filantropike.
XS
SM
MD
LG