Ndërlidhjet

Sot, takimi i radhës Thaçi-Daçiq


Foto arkivi
Foto arkivi
Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Palët pritet të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, e cila është arritur më 19 prill.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka shfaqur shpresën se kryeministrat do të bëjnë hapa para në dialog dhe në zbatim të marrëveshjes.

Këtë javë, Ashton do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.
XS
SM
MD
LG