Ndërlidhjet

Egjipti drejt krijimit të administratës së re


Kajro

Kajro

Zëdhënësi i Presidencës së Egjiptit ka thënë se avokati social-demokrat, Ziad Bahaa el-Din, ka gjasa të emërohet kryeministër në qeverinë e përkohshme ushtarake.

Megjithatë, partia islamike Nour ka thënë se do të kundërshtojë zgjedhjen. Kjo parti ka penguar të shtunën edhe kandidaturën e politikanit liberal, Mohamed ElBaradei.

Zëdhënësi presidencial ka thënë se ElBaradei mund të emërohet zëvendëspresident i përkohshëm në administratën e re.

Ziad Bahaa el-Din, 48 vjeç, njihet si avokat i biznesit me përvojë në Perëndim.

Forcat politike të Egjiptit janë duke debatuar për formën e një administrate të re, pas përmbysjes së presidentit Mohamed Morsi, javën e kaluar.

Dhjetëra-mijëra kundërshtarë dhe mbështetës të Morsit janë tubuar të dielën në disa pjesë të Egjiptit.

Vëllazëria Myslimane kërkon rikthimin e Morsit.
XS
SM
MD
LG