Ndërlidhjet

Piloti i avionit Asiana ka qenë “ende në trajnim”


Aksidenti në San Francisko

Aksidenti në San Francisko

Kompania jugkoreane Asiana ka thënë se piloti i aeroplanit, i cili është përplasur në pistën e aerportit të San Franciskos, ka qenë “ende në trajnim” për drejtimin e avionëve Boeing 777.

Incidenti i së shtunës ka lënë të vrarë dy shtetas kinezë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Në anën tjetër, hetuesit e sigurisë ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë thënë ekuipazhi ka bërë përpjekje të ndërpresë aterimin, vetëm 1.5 sekonda para përplasejes.

Aeroplani ka pasur 307 persona në bord dhe ka udhëtuar nga Seuli për në San Francisko.
XS
SM
MD
LG