Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 40 njerëz të vrarë në Egjipt


Kajro - foto ilustruese

Kajro - foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë në Egjipt ka bërë të ditur se së paku 40 njerëz kanë humbur jetën, pasi një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.

Protestuesit pro-Morsit kanë fajësuar ushtrinë për sulmin e sotëm.

Ushtria ka thënë se “terroristët e armatosur” kanë hapur zjarr ndaj turmës, e cila ka qëndruar jashtë objektit të Gardës Republikane, ku besohet se është duke u mbajtur Morsi.

Agjencia DPA raporton se ushtria ka arrestuar 200 persona të armatosur, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë objektin.

Sulmi ndodh pesë ditë pasi ushtria ka përmbysur Morsin për shkak të pakënaqësive masive me politikat e tij islamike.
XS
SM
MD
LG