Ndërlidhjet

Forcat afgane vrasin mbi 20 talibanë


Afganistan

Afganistan

Zyrtarët në Afganistan kanë bërë të ditur për vrasjen e mbi 20 militantëve talibanë në disa operacione të sigurisë, në lindje të vendit.

Operacioni më i madh është zhvilluar në provincën Vardak, ku ushtarët afganë kanë vrarë 16 talibanë dhe kanë konfiskuar armë, makina dhe motoçikleta që i përkisnin milicisë.

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se një operacion më i vogël është kryer në të njëjtën provincë dhe ka rezultuar me vrasjen e katër talibanëve.

Në provincën Laghman janë vrarë po ashtu dy militantë.

Në këto operacione kanë humbur jetën edhe dhjetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG