Ndërlidhjet

Jahjaga takoi udhëheqësen e zyrës së UNICEF-it


Prishtinë, 8 korrik 2013.
Prishtinë, 8 korrik 2013.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim udhëheqësen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Lala Omar Gad.

Siç njofton Presidenca, Jahjaga ka thënë se institucionet e vendit i kanë dhënë përparësi investimit në fëmijë dhe në gra, pasi që kjo paraqet investim në të ardhmen e një shteti dhe të gjithë shoqërisë.

Udhëheqësja e zyrës së UNICEF-it është fokusuar në respektimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke theksuar se në këtë drejtim duhet më shumë punë dhe investim nga të gjitha palët.
XS
SM
MD
LG