Ndërlidhjet

Deger pret përparim në takimin Thaçi-Daçiq


Vincent Deger

Vincent Deger

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Vincent Deger, ka shfaqur shpresën se në takimin e sotëm të kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të arrihet përparim në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.

Në një deklaratë për mediat serbe, Deger ka thënë se në mesin e çështjeve të pazgjidhura është edhe Ligji për Amnisti, i cili, sipas Marrëveshjes së Brukselit, duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Është e rëndësishme që të shënohet përparim dhe të vazhdojë dialogu mbi çështjet e pazgjidhura”, ka thënë Deger.

Si çështje që kërkojnë zgjidhje, ai ka përmendur edhe ato që lidhen me telekomunikacionin dhe energjinë.

Kryeministrat Thaçi dhe Daçiq takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG