Ndërlidhjet

Nisin takimet me Ashtonin


Ashton dhe Daçiq

Ashton dhe Daçiq

Në Bruksel kanë nisur takimet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizmin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është duke takuar aktualisht kryeministrin serb, Ivica Daçiq, dhe delegacionin e tij.

Takimi do të pasohet nga një i ngjashëm me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ekipin e tij, thuhet në njoftimin për media.

Takimi i përbashkët Thaçi-Daçiq do të zhvillohet pas bisedimeve dypalëshe me baroneshën Ashton.
XS
SM
MD
LG