Ndërlidhjet

Necasit “t’i hiqet imuniteti parlamentar”


Ish-kryeministri i Çekisë, Petr Necas.
Ish-kryeministri i Çekisë, Petr Necas.
Prokurorët çekë u kanë kërkuar ligjvënësve që t’i heqin imunitetin nga ndjekja penale ish-kryeministrit Petr Necas.

Necas ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar, pasi policia ka arrestuar tetë persona, përfshirë ndihmësen e tij të afërt, nën akuzat për mitmarrje dhe spiunim.

Necas mbetet anëtar i parlamentit dhe gëzon imunitet parlamentar.

Ligjvënësit duhet të votojnë për kërkesën e prokurorëve, por kryetarja e Parlamentit, Miroslava Nemcova, ka thënë se votimi nuk mund të zhvillohet para shtatorit.

Necas ka mohuar çdo keqbërje.

Presidenti Milos Zeman pritet të emërojë qeverinë e re të Çekisë të mërkurën, të udhëhequr nga këshilltari i tij i ekonomisë, Jiri Rusnok.
XS
SM
MD
LG