Ndërlidhjet

Mansour kërkon hetimin e incidentit në Kajro


Kajro
Kajro
Administrata e përkohshme e Egjiptit ka shprehur “keqardhje të thellë”, pasi persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, duke vrarë më shumë se 40 prej tyre.

Televizioni shtetëror raporton se presidenti i përkohshëm, Adly Mansour, ka formuar një komision hetimor për incidentin e sotëm, i cili ka ndodhur pranë objektit të Gardës Republikane në Kajro.

Protestuesit pro-Morsit kanë fajësuar ushtrinë për sulmin e sotëm, por ushtria ka thënë se “terroristët e armatosur” kanë hapur zjarr ndaj turmës.

Sulmi ndodh pesë ditë pasi ushtria ka përmbysur Morsin për shkak të pakënaqësive masive me politikat e tij islamike.
XS
SM
MD
LG