Ndërlidhjet

Reeker: Të miratohet Ligji për Amnisti


Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker.

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker.

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë sa më parë Ligjin për Amnisti.

“Miratimi i Ligjit për Amnisti është i domosdoshëm për përparim në zbatimin (e Marrëveshjes së 19 prillit). Nuk do të ketë amnisti të gjerë”, u ka thënë diplomati amerikan gazetarëve në Bruksel.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Reeker ka kujtuar se Ligji për Amnisti parashihet me nenin 5 të Marrëveshjes së Brukselit dhe ka thënë se deputetët që kanë votuar kundër tij, kanë qenë “të painformuar”.

I pyetur të komentojë formimin e “kuvendit të përkohshëm të Kosovës dhe Metohisë”, nga serbët në veri, Reeker ka thënë se është i informuar vetëm sipërfaqësisht për këtë çështje, por ka shtuar se “ka pasur gjithmonë të tillë që kanë ngritur barrikada në rrugën e normalizimit”.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG