Ndërlidhjet

Bruksel: Thaçi shpreson për arritjen e marrëveshjes


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka thënë sot shkurt gazetarëve në Bruksel se “shpreson shumë për marrëveshje për telekom dhe energji” në negociatat me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas burimeve nga Zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Cahterine Ashton, e cila i ndërmjetëson bisedimet Thaçi – Daçiq, takimi i përbashkët trepalësh ka filluar në orët e pasditës.

Duke hyrë në këtë takim Thaçi shkurt iu tha gazetarëve se “kemi vullnet të fuqishëm” për arritjen e marrëveshjes.

Ai ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes për normalizim ndërmjet Kosovës e Serbisë, “po zhvillohet mirë dhe në harmoni me përcaktimet kohore”.

Takimi i sotëm paraqet rundin e 13-të të dialogut në nivel të lartë politik ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG