Ndërlidhjet

Në mbarë botën dënohet dhuna në Kajro


Pamje nga një protestë e sotme në Kajro e mbështetësve të presidentit të përmbysur nga ushtria Muhammad Morsi
Pamje nga një protestë e sotme në Kajro e mbështetësve të presidentit të përmbysur nga ushtria Muhammad Morsi
Në mbarë botën është dënuar dhuna në Kajro, nga e cila mbetën të vrarë së paku 51 njerëz.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që procesi demokratik në këtë vend të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Michael Mann, zëdhënës i përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se Brukseli “po bisedon me secilin në terren për të qenë i sigurt se çdokusht e kupton nevojën për mbajtjen e paqes”.

Ministria e jashtme e Gjermanisë ka bërë thirrje për hetime të pavarura lidhur me vrasjet e sotme.

Katari i ka dënuar aktet “që morën jetët e të pafajshmëve”.

Irani ka vlerësuar se ndërhyrja e ushtrisë së Egjiptit në politikë është “e papranueshme” dhe ka fajësuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për problemet në Egjipt, që filluan javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG