Ndërlidhjet

Stamboll: Policia hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve


Pamje nga përleshjet e mëparshme në Parkun Gezi në Stamboll të Turqisë

Pamje nga përleshjet e mëparshme në Parkun Gezi në Stamboll të Turqisë

Policia në Stamboll ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit, që ,përpiqeshin të tubohen në parkun, i cili ishte skenë e përleshjeve muajin e kaluar.

Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka shpallur sot se Parku Gezi është përsëri i hapur, pasi ishte i mbyllur për tri javët e fundit.

Por ai ka tërhequr vërejtjen se policia do të ndërhyjë për ta shpërndarë çfarëdo tubimi ilegal në këtë park.

Planet nga autoritetet për ta hapur një qendër tregtare në këtë terren kanë shkaktuar protesta, aty kah fundi i muajit Maj, të cilat u përhapën në protesta gjithë-kombëtare kundër qeverisë së Turqisë.

Autoritetet e Turqisë, në mes të muajit Qershor e miratuan vendimin për ndërhyrje të policisë për dëbimin e protestuesve, por dhuna ishte kritikuar ashpër në përmasa ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG