Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Filluan bisedimet tregtare SHBA-BE


Pamje nga Uashingtoni

Pamje nga Uashingtoni

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropan mbrëmë i kanë hapur bisedimet për krijimin e zonës më të madhe të tregtisë së lirë në botë.

Këto negociata u hapën në periudhën e disa përplasjeve ndërmjet dy aleatëve, për shkak të zbulimeve nga ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, lidhur me spiunime amerikane ndaj zyrave diplomatike të BE-së dhe rrjeteve kompjuterike.

Përfaqësuesi i ri tregtar i Shteteve të Bashkuara, Michael Forman, u ka bërë thirrje ekipeve të negociatave që “tu rezistojnë nxitjeve për zvogëlim” të marrëveshjes ambicioze.

Në Gjenevë, komisionari i Bashkimit Evropian për tregti, Karel De Gucht, tha se marrëveshja do ta shtonte nurmin e vendeve të punës dhe do ta përshpejtonte rritjen në periudhën e krizës ekonomike.

Negociatat kanë për qëllim që t’i largojnë barrierat për tregti dhe investime dhe pritet që marrëveshja të arrihet deri në fund të vitit 2014.

Në vitin 2012, tregtia në mallra ndërmjet Uashingtonit dhe BE-së arriti vlerën prej 650 miliardë dollarësh, ndërsa në shërbime dhe investime kjo shumë, poashtu, ka arritur në qindra miliarda dollarë.
XS
SM
MD
LG